Julia Roberts: Unë jam në të 50-tat, e di kush jam dhe e di se çfarë dua

Nga Julia Roberts

Në një foto disa më shkruajtën: “Sa keq po plakesh, je e tmerrshme”. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale.

Unë jam në të 50-tat, e di kush jam dhe e di se çfarë dua. Por komente të tilla mund të të dëmtojnë. Edhe unë kam pasqyra por nuk jam fiksuar me idenë e bukurisë me çdo kusht.

Dikush tha, që deri në dyzet ju e vishni jetën tuaj me fytyrën tuaj. Më pas ju filloni të vishni fytyrën tuaj me jetën që ju keni. Gjë që duhet të më bëjë të kem një fytyrë të bukur, sepse unë jam e lumtur me jetën time.

—————–

Lexo edhe:

JULIA ROBERTS: SI MUND TË PRESËSH QË DIKUSH TË DOJË, KUR TI NUK E DO VETEN TËNDE? 

Aktorja e njohur, Julia Roberts, ka shpërndarë kohë më parë një foto në profilin e saj privat pa makiazh, ku ka shkruar:

“Perfeksioni është një sëmundje e këtij shekulli, e mbulojmë fytyrën me dhjetëra kremëra, bëjmë botoks dhe e privojnë veten nga thjeshtësia perfekte.

Kërkojmë të rregullojmë gjërat e dukshme, ndërkohë që është shpirti ai që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, jo fytyra. Është koha për ne të reagojmë. Si mund të presësh që dikush të dojë, kur ti nuk e do veten tënde?, thekson Julia Roberts...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult