Julia Roberts: Ja për çka frikësohem…

po plakem pr nuk frikohem julia roberts

Julia Roberts është ndër të vetmet aktore që nuk ka bërë ndërhyrje në trup, pavarësisht se kohërat kanë ndryshuar dhe tregu po e impononon kirurgjinë plastike “për të mbijetuar” në fushën e modelingut, apo kinematografisë. 

Julia Roberts e pyetur nëse i trembet plakjes, ajo është shprehur me fjalët e mëposhtme:

“Po plakem me dinjitet, humor dhe qetësi. Nuk kam qenë asnjëherë pro lifting apo botoksit dhe e di qëpër këtë zgjedhje që kam bërë në jetë dhe për standardet e Hollivudit, po rrezikoj karrierën time. Ama në qoftë se nuk duan të më japin një rol, sepse mund t’u dukem e moshuar, le të mos ma japin. Unë e kam kuptuar se në botën e kinematografisë, nuk duhet marrë asgjë shumë seriozisht.

Njoh shumë nëna që mezi ia dalin të mbërrijnë në fund të muajit: këto janë problemet e vërteta, këto janë gratë që adhuroj, që mbeten të bukura dhe plot guxim, edhe kur gjithçka është e vështirë.

Sinqerisht kam frikëra të tjera në jetë, përtej plakjes që është proces natyral i organizmit. Kam frikë për fëmijët e mi që mund të mos ia dal t’i mbroj sa duhet nga ata që duan të përfitojnë prej tyre. Për mua e rëndësishme është të jem mirë dhe t’i kem mirë familjarët e mi. Jam me fat dhe e vlerësoj gjithçka që kam. I falënderoj çdo ditë burrin dhe fëmijët e mi.

Për këto arsye, për mua momentet më të rëndësishme gjatë ditës nuk janë ato që kaloj në xhirime, por ato kur unë i përgatis mëngjesin familjes dhe hamë së bashku duke folur për çfarë kemi bërë dhe çfarë na pret përgjatë ditës. Ky është momenti më magjik i rutinës sime”./bota.al


Lexo edhe:

JULIA ROBERTS: SA DO TË DOJA TË ISHA SËRISH NJË VAJZË E VOGËL, SEPSE GJUNJTË E VRARË JANË MË MIRË SE SA ZEMRA E THYER

ObserverKult