Julia Roberts: Sa do të doja të isha sërish një vajzë e vogël, sepse gjunjtë e vrarë janë më mirë se sa zemra e thyer

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm një moment. Dhimbja e dashurisë zgjat sa një jetë./ Bette Davis

Lumturia është dyqani i qelqurinave. Dashuria është demi./ L. Mencken

Dashuria nuk humbet asnjëherë. Nëse nuk është reciproke, do të kthehet pas dhe do të zbusë e pastrojë zemrën./ Washington Irving

Zemra do të thyhet, por e thyer do të vazhdojë të jetojë./ Lord Byron

E çuditshme se sa herë duhet të thyhet një zemër, përpara se vitet ta bëjnë atë të mençur./ Sara Teasdale

Ndonjëherë gjërat e mira ndahen, me qëllim që gjërat edhe më të mira të bashkohen./ Marilyn Monroe

Kura për një zemër të thyer është e thjeshtë, zonjë e dashur. Nja vaskë e ngrohtë dhe një gjumë i mirë./ Margaret George

Gjëja më e trishtë për dashurinë është, jo vetëm që nuk zgjat përgjithmonë, por edhe që thyerja e zemrës harrohet shpejt./ William Faulkner

Më mirë të kem një krah të thyer, se sa një zemër të thyer./ Christie Brinkley

Tragjedia më e madhe e jetës nuk është që njerëzit vdesin, por që ata pushojnë së dashuruari./ Somerset Maugham

Kur të thyhet zemra, asgjë nuk ka më rëndësi. Eshtë fundi i lumturisë dhe fillimi i paqes./ George Bernard Shaw

Sa do të doja të isha sërish një vajzë e vogël, sepse gjunjtë e vrarë janë më mirë se sa zemra e thyer./ Julia Roberts

Ndonjëherë, kur të mungon një person, e gjithë bota të duket e shpopulluar./ Alphonse De Lamartine

Mos lejo kurrë që dikush të jetë prioriteti yt, ndërkohë që ti je thjeshtë një opsion për të./ Mark Twain

Ngul thikën në trup dhe do të shërohet, por lëndoje zemrën, dhe do të zgjasë për gjithë jetën./Mineko Iwasaki

Emocioni që të thyen zemrën, është ndonjëherë i njëjti që e shëron atë./ Nicholas Sparks

ObserverKult

LEXO EDHE: RUSSELL: T’I DRUHESH DASHURISË ËSHTË T’I DRUHESH JETËS…