Russell: T’i druhesh dashurisë është t’i druhesh jetës…

ObserverKult ua sjell disa thënie të filozofit Bertrand Russell:

Problemi me këtë botë është se njerëzit mediokër janë tepër të sigurt dhe inteligjentët plot dyshime.

Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.

T’i druhesh dashurisë është t’i druhesh jetës, e kush i druhet jetës është më i vdekur se i gjallë.

Frika kolektive e stimulon instinktin e tufës dhe është e prirur të prodhoj egërsi drejt atyre që nuk konsiderohen si pjesë e saj.

Mos kini frikë të jeni të çuditshëm në mendime, sepse çdo mendim i pranuar ka qenë dikur i të njëjtës natyrë.

E vetmja gjë që do ta shpëtojë njerëzimin është bashkëpunimi.

Njerëzit që janë vërtetë mendjelartë, janë indiferentë ndaj lumturisë, në veçanti ndaj lumturisë së personave të tjerë.

Jeta e mirë inspirohet nga dashuria dhe udhëzohet nga dija.

Dashuria mund të lulëzojë vetëm për aq kohë sa ajo është spontane dhe e lirë; ajo është e prirur të shkatërrohet nga ideja e obligimit; Të thuash se është detyra e juaja të dashuroni kështu e ashtu, është mënyrë më e sigurt që të shkaktosh urrejtjen e atij ose asaj.

ObserverKult