Julia Roberts: Si mund të presësh që dikush të dojë, kur ti nuk e do veten tënde? 

Julia Roberts

Aktorja e njohur, Julia Roberts, ka shpërndarë kohë më parë një foto në profilin e saj privat pa makiazh, ku ka shkruar:

“Perfeksioni është një sëmundje e këtij shekulli, e mbulojmë fytyrën me dhjetëra kremëra, bëjmë botoks dhe e privojmë veten nga thjeshtësia perfekte.

Kërkojmë të rregullojmë gjërat e dukshme, ndërkohë që është shpirti ai që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, jo fytyra. Është koha për ne të reagojmë. Si mund të presësh që dikush të dojë, kur ti nuk e do veten tënde?”, thekson Julia Roberts.

“Duhet të jesh i lumtur me veten tënde, nuk ka rëndësi se si dukesh nga jashtë, por se si ndihesh përbrenda. Dua ta ndaj me të gjithë ju këtë foto pa makiazh. Pasi jam e vetëdijshme që kam rrudha në fytyrë, ama dua që ju të shihni përtej rrudhave. Dua ta pranoj veten për atë që jam dhe t’ju nxis që edhe ju ta doni veten për atë që jeni”./bota.al

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

MARTIN CAMAJ: E VETMJA DASHUNI IME…