Juliana Pasha: Flas, botës unë i flas… (teksti dhe kënga)

Kënga “Në këngën time u shlodha” me tekst të Mimoza Tolas dhe muzikë të Luan Bakiut, u këndua nga Juliana Pasha në edicionin e 37-të të Festivalit të RTSH-së.

Po rend në botë
me shpirtin plagë i vrarë pafaj
si mëkatar i vogël para saj
dhe bota hesht
kjo botë kaq e ftohtë
njëherazi qesh
njeherësh derdh lot

Lotët e dhimbjes unë i mblodha
rrëkeza vjeshte prag më prag
në botën që hesht
qetësi s’ndjej aspak
mbi udhë resh
më kot kërkova
në këngën time unë u preha
e u shlodha

me tinguj zbres
me tinguj trokas
dhe botën ndjej
dhe botës i flas
i sjell një fjalë që lotët fshin
dhe qiellin hap
dhe akujt shkrin

Me fjalët tingujt që i solla
si fije shprese që nga lart
trokas nëpër ditë
në shpirtra trokas
të zgjoj dashuritë
që brengat lenë pas
me fjalët tingujt që i solla
unë u ngroha

flas
botës unë i flas
me fjalët tingujt që i solla
unë u ngroha

dhe botën ndjej me botën flas
me tinguj zbres e trokas

ObserverKult

Lexo edhe:

JULIANA PASHA: NJË ÇAST TË HUAJ U BËMË UNË E TI (TEKSTI DHE KËNGA)