Juliana Pasha: Nuk mundem pa ty (teksti dhe kënga)

Ti je ai, ke lindur në ditët e mija
je fat, veç për mua
Ti je ai, fjalorët në botë nuk mjaftojnë
të t’them sa të dua
Më trego, nëse kemi jetuar
një herë tjetër
Kush je ti, që në çdo përqafim
më sjell aromën e vjetër.

Kush je ti??
Nuk mundem pa ty,
Nuk kam një pa ty,
Rrëfej mrekullinë e botës sime
Falem për ty dhe
zgjohem me ty
Me paqen me ndjenjë
të pafundësive
Aty do të gjej, ej ej
Gjej unë veten time
Ngushëllohem nga ty
në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet
në fjalë dashurie.

Unë jam ajo, nuk dua
të humbëm nga ty
Jetoj, se të dua
Unë jam ajo,
veten largoj nga gjithçka
E gjej, të harruar
Më beso, ne kemi jetuar
një herë tjetër
Vetëm ti, histori përsëritur
më sjell aromën e vjetër
Vetëm ti!

Rrëfej mrekullinë e botës sime
Falem për ty dhe
zgjohem me ty
Me paqen me ndjenjë
të pafundësive
Aty do të gjej, ej ej
Gjej unë veten time
Ngushëllohem nga ty
në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet
në fjalë dashurie
Nuk mundem pa ty!

ObserverKult


Lexo edhe:

JULIANA PASHA: PËR TY UNË NUK DO QAJ… (TEKSTI DHE KËNGA)