Natën vonë
n´bulevard kalojmë të qeshur bashkë
e lartë yjet ndrijnë natën vonë
para nesh shohim agimin
se për ne
nis jetë e re mes ëndrrave, ëndrrave.
Natën vonë
rri në dhomë sa shiu bie fort
e në qiell shkrepëtin
më kanë fol të ndahem teje
por më vlon
n´krahnor një ndjenjë që më pushton
më frymëzon.
Bashkë ne ecim netëve bashkë
në vargjet e poetëve tanë
ne ecim në jetën e viteve
të dy bashkë
o natën vonë.
Ja përsëri kalojmë të qeshur bashkë
e lartë yjet ndrijnë
para nesh shohim agimin
se për ne
nis jetë e re mes ëndrrave, ëndrrave.
Bashkë ne ecim netëve bashkë
në vargjet e poetëve tanë
ne ecim në jetën e viteve
të dy bashkë
natën vonë.