Duke hamendësuar, bishtnuar,
si të rrëmbej këtë hije të jetës sate që në kujtesën time ecën këtë natë,
kur varkat apo retë fishkëllejnë në lumë.
Jo se më mungon vullneti për të “ndarë”;
Përziej çajin, qep një kopsë,
sodis nga dritarja trumcakët
e fundit që përgjumen në pemët e gështenjave.
Përse të të dëshiroj nëse nesër do të shkoj të ble hurma në një rrugë me mure si shpatullat?
Nuk di nëse të dua,
të shtoj, apo të të tres
në kaq shumë ujëra të kujtesës.
Të hamendësoj për ty
do të thotë të jem thellësisht vetëm me veten,
të të bishtnoj ty është gostia e sheshit,
po ato qullëra qiqrash
të cilat e pikturojnë jetën me katër stinët e veta.
Krejt e lehtë të duartrokasësh komedinë e re;
veç se ti shfaqesh në çdo lugë çaji,
veç se ti ma lëndon kokën,
veç se ti ma shtrëngon rripin deri në vrimën e fundit,
e vetmja, dashuria ime.
Ujdisi shqip: Rielna Paja
ObserverKult
————————————————————————–
Lexo edhe:
JULIO CORTAZAR: NËSE DUHET TË JETOJ PA TY…
Nëse duhet të jetoj pa ty,
le të jetë e vështirë dhe e përgja kshme,
supë e ftohtë, këpucë të prishura,
apo mes bollëkut të ngrihet
degëza e thatë e kollës
që piskat emrin tënd të shformuar
zanore shkume,
ndër gishta të ngjiten çarçafët
e gjësend mos dhuroftë paqe.
Jo se do mësoj
të të dua më mirë,
megjithatë dëbuar nga lumturia
do të di sa shumë më ke dhuruar ndonjëherë
vetëm duke më qenë pranë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult