Julio Cortazar: Kur të gjithë largoheshin… e mbeteshim veç unë e ti…

Julio Cortázar
Julio Florencio Cortázar (26 gusht 1914 – 12 shkurt 1984)

Nga Julio Cortazar

…Dhe kur të gjithë largoheshin
e mbeteshim veç unë e ti,
mes gotave te zbrazura e hirtoreve të ndotura,
sa bukur ishte të dije që ti ishe aty,
si rrjedhë uji,
e vetme me mua në zgrip të natës
qëndroje gjatë, ti ishe më shumë se koha,
e vetmja që s’ largohej,
sepse e njëjta nënkresë
dhe e njëjta ngrohtësi
do na thërrisnin sërish,
të zgjonim ditën e re,
së bashku,
flokë shpupurisur,
të qeshur.

*Titulli i origjinalit: “Pas festave”

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


julio cortazar mbas festave

Lexo edhe:

JULIO CORTAZAR: E VETMJA, DASHURIA IME…

Duke hamendësuar, bishtnuar,
si të rrëmbej këtë hije të jetës sate që në kujtesën time ecën këtë natë,
kur varkat apo retë fishkëllejnë në lumë.
Jo se më mungon vullneti për të “ndarë”;
Përziej çajin, qep një kopsë,
sodis nga dritarja trumcakët
e fundit që përgjumen në pemët e gështenjave.
Përse të të dëshiroj nëse nesër do të shkoj të ble hurma në një rrugë me mure si shpatullat?
Nuk di nëse të dua,
të shtoj, apo të të tres
në kaq shumë ujëra të kujtesës.
Të hamendësoj për ty
do të thotë të jem thellësisht vetëm me veten,
të të bishtnoj ty është gostia e sheshit,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult