Julio Cortázar: Po si mund të zgjedhësh në dashuri?

Rayuela – (Fragment)

Nga Julio Cortázar

Ka shumë njerëz që thonë se dashuri është të zgjedhësh një grua dhe të martohesh me të. Dhe ka nga ata që vërtet e zgjedhin atë, të betohem, i kam parë.

Po si mund të zgjedhësh në dashuri, kur ajo, dashuria, është një rrufe që të dërrmon kockat dhe të lë mbërthyer në mes të sheshit?

Do të thuash që e zgjedhim sepse e duam. Por unë besoj të kundërtën. As Beatriçja, as Zhuljeta nuk zgjidhen. A thua shiun që të futet deri në kockë, kur del nga koncerti, e zgjedh ti?

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

E DASHUR NUK TË DUA PËR TY, AS PËR VETEN TIME, POR PËR TË DY SË BASHKU…

Autori i “Rayuela”-s Julio Cortazar, shkrimtar, përkthyes dhe intelektual argjentinas është konsideruar si një nga autorët më inovatorë dhe origjinalë të kohës së tij.
Lindi në Belgjikë në 26 gusht 1914 dhe vdiq në Paris në 12 shkurt 1984.

Në vitin 1963 u publikua për herë të parë romani i Julio Cortazar-it, “Rayuela ose Hopscotch” në anglisht. Vetë autori e ka cilësuar këtë si një kundër roman që shënoi para dhe pas letërsinë latino-amerikane. E konceptuar si një lojë letrare dhe i shkruar me një liri letrare, “Rayuela” është përshkruar si shumë libra në një.

Në kujtim të këtij autori në vazhdim do t’i publikojmjë disa nga frazat e tij të nxjerra nga romani “Rayuela”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU