Justina Aliaj me mesazh emocionues për ndarjen nga jeta të Besim Zekthit: Nuk pashë ma askënd të kërcente si idhulli im

“Fati e solli ta njoh nga afër e të punoj një spektakël me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare në zemrën teme”, shkruan ajo, duke shtuar se ai ishte absolut, rrymë elektrike.

“E pashë nga afër si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe unë nuk e pashë ma Idhullin tim në skenë. E trishtë. Sepse unë nuk pashë ma askënd të kërcënte si Idhulli im! Gjigandi”- shkruan ajo, duke e cilësuar atë figure të patjetërsueshme dhe e pashlyeshme në memorien e saj. 

Mesazhi i plotë nga Justina Aliaj 

Me idhnim të madh mësova se i madhi i Valles shqiptare na la. Shpirtërisht jam me familjen e Tij në këto momente. Fati e solli ta njoh nga afër e të punoj një spektakël me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare në zemrën teme.

Rrymë elektrike ishte Ai në skenë, hijerandë e hireplot pushtonte Ai skenën dhe zemrat e spektatorve. Absoluti! E pashë nga afër si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe unë nuk e pashë ma Idhullin tim në skenë. E trishtë. Sepse unë nuk pashë ma askënd të kërcente si Idhulli im! Gjigandi.

BESIM ZEKTHI më jepte inspirimin ta imagjinoj: sikur dilte nga brenda shkëmbinjve, fluturonte anë e kand, deri sa zbriste në tokë, në lendinë dhe hidhte Vallen e Shqipeve, si askush! Apo -Idilin kurbat-, si nga askush u trondita emocionalisht, e pashlyeshme në memorien time. Faleminderit Figurë e patjetërsueshme!

BESIM ZEKTHI faleminderit për emocionin që na dhurove, për emocionet e jashtëzakonshme që perjetuem nga madhështija e Artit Tënd!

Privilegj i i madh.

Familjes i i shpreh ngushëllimet ma të thella e ma të sinqerta për dhimbjen e tyre të madhe. Shpreh bindjen se, jo ma e vogël është dhimbja e humbjes për mbarë Shqipërinë. Lamtumire shkëlqim! Lamtumirë Besim Zekthi.

Përherë në kujtesën time!

Justina Aliaj.