Justina Aliaj rrëfen ‘pengjet’ e saj- si iu ‘prenë’ ëndrrat në mes nga sistemi i kohës…

Justina Aliaj, meteori i artit shqiptarë. Artistja që gjithmonë i rikthet skenës shqiptare sado larg që të shkojë. Ajo e cila nuk e la kurrë skenën, artin dhe jeton çdo ditë për të, pavarësisht shenjave e plagëve që mori pikërisht për të krijuar dhe performuar si një artiste shumëdimensionale.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë në emisionin” Rreze Dielli” artistja vjen shumë ndryshe, me të gjitha dimensionet e saj artistike dhe njerëzore, me ankthin e skenës, emocionet e forta, punën impenjative dhe sigurisht talentin e pashoq.

Pavarësisht gjithë arritjeve ajo u shpreh se nuk ka arritur që gjatë jetës së saj të realizojë as 5% të ëndrrave të thurura:

“Ëndrrat që kam patur kanë qenë shumë të bukura, kanë qenë fëminore, kanë qenë të realizueshme sepse askush nuk na ndalonte në atë rrugicën tonë me lujtë kush i bën pozat më të bukura. Ndërsa si realizim për gjithë jetën apo deri këtu ku kam ardhur, jo as 5%. Kështu që duhet të them të vërtetën, është shumë e hidhur të mos arrij të realizoj as sot. Sepse sot është një nocion tjetër që më pengon, gjithmonë dicka të pengon. Të them që kjo është një fatkeqësi, të kesh një vullkan në shpirt që do ta shprehësh…”  u shpreh ajo duke treguar se si iu prenë ëndrrat në mes nga sistemi i kohës” .

A ka pasur raste që nuk e ka dashur një rol? Për Justinën pavarësisht të gjtihave ka rëndësi arti prandaj dhe në raste të tilla ajo di se si ta suportojë rolin e saj:

“Ka pasur raste që nuk e kam dashur një rol por unë bëjë një autosugjestion në vetvete, i bindem se do ta luaj dhe në fund përfundoj dhe them ndonëse nuk është ashtu, bindem dhe them “ ky është roli më i bukur në botë” dhe unë do ta loz këtë dhe i bëj yzmetin, dhe punoj, dhe e zbërthej, themi ne ‘ e bëj fije kadaifi” u shpreh ajo.

Dashuria e madhe për aktrimin e bëri që të jetojë me çdo rol të realizuar:

“Unë jam jo sikur po e luaj rolin, ta bëj me “sikur” unë e jetoj personazhin. Teoria e Stanislavksi-t është kjo, mbreti ishte me të qënurit në rol, kurse Stanislaski ishte me të jetuarit, unë jam për këtë”përfundoi ajo./shqiptarja.com

LEXO EDHE:

Justina Aliaj rrëfen betejën me COVID: Në spital ishte jetë a vdekje- ku e gjeta forcën e madhe

ObserverKult