Jusuf Buxhovi: Me shkrue do të thotë me iu dhanë imagjinatës, me e ndryshue realitetin…

jusuf buxhovi
Jusuf Buxhovi

Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Jusuf Buxhovi.

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

– Ndodhi nga fundi i viteve të pesëdhjeta,  si nxënës i shkollës fillore, me javoren  e ilustruar për fëmijë “Fatosi” (botim i Shkupit me kryeredaktor Mehmedali Hoxhën) dhe “Pionierin” nga Prishtina.

– Kur ratë në “grackën” e saj?

– Kur lexova “Lugjet e verdha“ të Rexhep Hoxhës, vjershat e Mark Krasniqit dhe po ashtu, kur për herë të parë rashë në kontakt me poezitë e Martin Camajt.

  Kur nisët të ndiheshit shkrimtar?

– Ndjesia e të qenit shkrimtar është relative. Megjithatë, për mua, përkushtimi i vazhdueshëm ndaj krijimit, pra si shkrimtar, lidhet me kapërcimin, kur bëra kapërcimin nga frymëzimi i çastit (poezia) për te narracioni (proza tregimtare)…

 A ja keni shtruar ende atë pyetjen shumëdimensionale vetes “Pse shkruaj”?

– Nuk ia kam shtruar vetes këtë pyetje, meqë e kam pasë të qartë nga fillimi se për me shkrue do të thotë me iu dhanë imagjinatës, me e ndryshue realitetin…

– Çka ju bënë të veçantë si shkrimtar?

– Këtë nuk e di…

– Çka keni thënë me shkrimet tuaja?

-Kësaj pytje përgjigje mund t’i japin të tjerët, lexuesit…

– Çfarë u ka mbetur ende pa thënë?

– Shumëçka…

 – I besoni muzës apo përvuajtnisë së punës së pareshtur?

– Të dyjave. Janë të ndërlidhura…

– Sa jeni sistematik në të shkruar?

– Nuk më pelqen të jem sistematik, meqë kjo letërsisë ia merr kreativitetin…

– Sikur t’fillonit nga e para, do t’bëheshit sërish shkrimtar apo jo?

– Gjithsesi…

ObserverKult


Lexo edhe:

JUSUF BUXHOVI: MALLKIMI I KASABASË SË PËRHERSHME

—————————————-

Lexo edhe:

XHABIR TABAKU: DUA TA FLAS SHPIRTIN E MENDJEN DERI NË THELLËSI!