Jusuf Buxhovi sjell romanin e tij të ri me titull “Mendim Drini”

jusuf buxhovi
Jusuf Buxhovi

Romani “Mendim Drini”, shfaqet alternativë e romanit “Udhëtimi i Mendim Drinit”, i botuar në vitin 2006.

Është ky një eksperiment letrar mbase i veçantë në letërsinë tonë kur i njëjti personazh (Mendim Drini) shfaqet në dy vepra, në dy role antagoniste, me dy karaktere.

Në rastin e parë: të njeriut-kafshë. Dhe, në rastin e dytë: të kafshës-njeri. Dihomia e karaktereve psikologjike vendoset mbi konceptet e vullnetit për fuqi. Në rastin e parë –  “dije e fuqisë”. Dhe, në rastin e dytë – “ fuqi e dijes”.

Kështu, personazhi Mendim Drini, në rolin alternativ të kafshës-njeri, ngrit paradigmën e transformimit të së keqes në të mirë si një ndryshim, me ç’rast, gjithnjë sipas konceptit të fuqisë së dijës dhe ndriçimit të mendjes, edhe ndjenjat më të egra (shtazarake) mund të transformohen në njerëzore deri te shkalla e mbinjeriut.

Romani ruan platformën kohore – atë të kryqëzatës së dytë kur kryqtarët normanë, në rrugë e sipër për te vendet e shenjta,  zëvendësojnë kryqtarët tempelarë.

Siç ruan  edhe atë hapsinore – Bujarinë vasale të Përdrinit në Dardani, së cilës, lufta e qytetërimeve i kthehet në kob të përhershëm.

(MENDIM DRINI” Roman, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2023, faqe 142)

/ObserverKult


jusuf buxhovi
Jusuf Buxhovi

Lexo edhe:

TEK JUSUF BUXHOVI FAKTI KTHEHET NË REALITET JETËSOR, NDËRSA JETËSORJA NË KUJTESË HISTORIKE

Jusuf Buxhovi me letërsi ka filluar të merret që herët, qysh në shkollën fillore, fillimisht me vjersha për fëmijë. Më vonë, në shkollë të mesme ( në vitet 1960) ka filluar me poezi për të rritur. Poezitë e para i ka botuar në “Jetën e re” nr. 1/1961, në rubrikën “Horizonte” bashkë me Beqir Musliun dhe Matea Mateun (Matevski më vonë). Ali Podrimja dhe Teki Dërvishi kanë qenë ata që “e kanë bartë” në këtë rrugë. Më vonë, si student (1964-1968) i është kthyer prozës (tregimit), për të vazhduar me romanin.

Nga Emin Azemi

Gazetarinë, siç e thotë zakonisht edhe vet Jusuf Buxhovi, e ka patur bukë, ndërsa letërsinë – ujë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult