Jusuf Gërvalla: Të kam braktis vendlindje… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Të kam braktis vendlindje” e kënduar nga Jusuf Gërvalla

Të kam braktis vendlindje
të kam braktis shtëpi
shkrepave tuja të nalta
peng unë lash’ rininë

kahdo që të kërkoj
nostalgjia m’përcjellë
tjetër dot s’dashunoj
me këtë zemër të mjerë

të k’noj me mallëngjim
o diell i vendlindjes sime
këtë jetë, këtë jetë mizore
veç rrezja jote kish me k’nell

ObserverKult

—————————————————–

Lexo edhe:

JUSUF GËRVALLA: DO TË KTHEHEM NËNË

Sa fort më mundon
Vetmia, o nanë
E votër braktisa një ditë
N’vendlindje ishte vjeshtë
Tani vonë
Të presin të korrat e brengat

N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikim imi kah dera, kah dera më përgjon
Trokitje të lehta dëshiron.

Ktheu shpejt më ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin sokët në varr nën bli
Porositë e babit tënd

Kaluan pranvera dhe vjeshta o nanë
Që kur të ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje të shtrojë çdo gëzim

Të lutem jeto me shpresa o nanë
Se një ditë dikush do të trokllojë
Në atë votër ku së pari zëri im jehoi
Andej nipat do të ngrej shtëpinë.