Ka dhe gra të tilla …
Nga: Marine Stepançenko
Ka gra që nuk kanë më frikë. Ato e dinë se është tepër vonë për të pasur frikë se mos ndoshta tjerëve nuk do të pëlqejnë, se mos nuk do t’i përshtaten dikujt, se s’arritën të mësonin diçka, se nuk ia dolën.
Ato nuk kanë më frikë të pranojnë se nuk dinë të bëjnë një tortë “Napoleon”, të përgatisin pilaf apo të vendosin bukur penelin e syve.
Ato nuk kanë frikë të pyesin. Nuk kanë frikë se nuk do të duken bukur, apo se nuk do të jenë në modë këtë verë apo vjeshtë. Kjo për to nuk ka më rëndësi. Gjithnjë e më pak shqetësime të tilla ka në jetën e tyre. Ato nuk kujdesen më për të vepruar në mënyrë perfekte. E kanë kuptuar se mundet dhe ndryshe.
Ato e dinë se bukuria vjen nga brenda. Dhe ato nuk kanë frikë të fundosen në vetvete, sepse kanë kohë që jetojnë së brendshmi. Ato nuk kanë turp të qajnë – nga trishtimi apo gëzimi, bile guxojnë edhe të qeshin. Është tepër vonë për të pasur frikë nga zbardhja.
Ato nuk janë të parat. As nga rrudhat. Tani ato u shtohen edhe më shumë nga të qeshurat. Është tepër vonë që ato të kenë frikë se çfarë do të mendoj për to, kolegia, vjehrra, të tjerët. Moti nuk i kanë dhënë zor për të mbajtur të pastër dhe të rregullt, në vijë gjithçka.
Nuk u intereson ka apo nuk ka gluten një ushqim. Ato hanë atë që duan, bile edhe gjatë natës. Dhe nuk u vjen turp aspak për këtë. Ato e dinë se alkooli dhe pirja e duhanit nuk është e dëmshme. E dëmshme është të mos marrësh frymë, të mos dëshirosh. Për to nuk ka rëndësi nëse ke ardhur në shtatë apo nëntë të natës. Rëndësi ka t’i duash dhe të nxitosh të kthehesh tek ato.
Dhe gjëja kryesore – ajo të ekzistoj. Ato nuk kanë më frikë të jenë vetëm. Ato dinë të mos ia varin dikujt që i shmang dhe si të largohen kur dikush i refuzon. Dinë çfarë të thonë dhe kur të heshtin. Ato kanë për çfarë të luten. Ato bëjnë gjithçka nga zemra. Janë melhemi i dikujt. Ato nuk kanë frikë të tregojnë se sa budallaqe, të trasha, të holla janë.
Ato nuk shtiren më si dikush që nuk janë. Ato bëjnë atë që duan. Ato e duan atë që duan. Ato flenë me dikë që as e kishin menduar, nëse vërtet duan. Ato flasin hapur, pa dredhuar, për të tjerët dhe për veten e tyre. Bririn e shtrembër nuk e drejtojnë edhe pse askujt nuk i përulen. Të marrët i shohin nëpër gishta. Ato dëgjojnë heshtjen. Çokollata e hidhur e ëmbël është për to. Ato dinë të vlerësojnë kohën – mëngjesin, ditën, natën. Ato nuk e detyrojnë për asgjë vajzën e tyre, nuk e këshillojnë djalin e tyre. Ato dinë ta shohin punën e tyre. Të rrinë vetëm.
Ato nuk fajësojnë më babanë, e duan nënën. Ato nuk kanë frikë nga vdekja, sepse janë të gjalla. Ka gra që nuk kanë më frikë. Është ende herët për mua. Ose kam frikë…
Përktheu: Xhemazije Rizvani
ObserverKult
Lexo edhe: