Pas një viti pandemie, Korriku rikthen aktivitetet kulturore në kryeqytet. Është dyshja e njohur e artistëve, mezosopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Kastriot Tusha që kanë vendosur të sjellin një repertor të zgjedhur të notave të xhazit për natën amerikane.
“Është një koncert me nota shumë te bukura repertor të jashtëzakonshëm. Që janë notat e jaaz-it, jaazit klasik, këngët e famshme të Frenk Sinatrës që vijnë në një natë të dedikuar për natën amerikane. Koncerti është nën orkestrën së Akademisë së Arteve në drejtimin e profesor Isal Shehut”.
Koncerti rezervon 18 këngë të njohura, mes të cilave “Stranger in the night”, “Forever and ever” apo “Night and day”.
“Këtë herë që ndryshe nga vjet që ishim me informacion tunxhi, është ndryshe formacioni. Do të jenë 18 këngë”.
Nata e jaaz-it do të vijë me notat e bandës së Akademisë së arteve. Koncerti do të mbahet të hënën në oborrin pranë Ministrisë së Brendshme.