Në një nga valëzimet e fundit të shpatit lindor të malit të Predonit, 527 m mbi nivelin e detit, ndodhet Kalaja e fshehtë e Skënderbeut.
Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Shkodër solli të dhëna për këtë vendndodhje që nuk njihet shumë nga publiku.
Rrjedhja e sipërme e përroit të Hurdhasës (degë e lumit Mat) e ndan kalanë nga Mali i Skënderbeut, ndërsa në veri e në jug të kalasë ndodhet lugina e Gallatës.
Kjo kala ngrihet mbi një terren shkëmbor që ka formë pak a shumë konike. Në anën jugore ka një humnerë të thiktë rreth 80 m, e cila ka bërë të panevojshëm fortifikimin në këtë pjesë të kalasë.
Muri rrethues përbën vetëm 96 m të perimetrit të sistemit fortifikues të kalasë, sepse pjesa tjetër e tij mbrohej nga kulla dhe humnera në anën jugore.
Gjerësia e këtij muri është e ndryshme, sikurse ajo e mureve të mjaft kalave mesjetare të vendit tonë.
Gjetja gjithnjë në shtresën e hollë kulturore e një numri gjylesh guri të dëmtuara do të thotë se jeta e shkurtër e kalasë është e lidhur kronologjikisht me përdorimin e tyre.
Këto gjyle nuk mund të jenë më të hershme se të shek. XIV, sepse armët e zjarrit u përhapën në Evropën Jugore vetëm rreth vitit 1350.
Disa të dhëna na bëjnë të ditur se nga fundi i shek. XIV dhe fillimi i shek. XV ishin bërë përpjekje nga Balshajt dhe Topiajt për të pajisur ushtritë e tyre me topa.
Në burimet historike kjo kala nuk përmendet as në listën e atyre që iu morën apo iu shkatërruan Gjon Kastriotit më 1430, as edhe ndër ato që mori Skënderbeu më 1443. Në këto burime del qartë se ky i fundit zhvilloi një veprimtari të dendur ndërtimore për rindërtim të kalave.
Kalaja është ndërtuar mbas vitit 1451. Edhe planimetria e kalasë është ndërtuar në mënyrë të tillë që të zvogëlonte efektin e mundshëm të goditjeve të artilerisë armike.
Kështu përballë valëzimit më të afërt të shpatit lindor, prej nga kalaja mund të goditej më lehtë, është vendosur kulla e vetme me trashësi rreth dy herë më të madhe se ajo e murit rrethues. Ajo mbronte edhe hyrjen veriore dhe pjesën e drejtë të murit rrethues.
ObserverKult
Lexo edhe:
“DO MBYLLET PËR 4 VJET”/ PSE U FSHI NJOFTIMI PËR MBYLLJEN E MUZEUT HISTORIK KOMBËTAR?
“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028” – thuhej në një njoftim në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar në Facebook.
Por çfarë ndodhi 24 orë më pas?
Postimi u fshi nga faqja e Facebook ku ishte publikuar. Nga një verifikim u vu re se ai nuk gjendet më online.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MURTEZAN ARIFI: TË KUJTOHET, LILI?
Ishte dasëm… Në çdo anë vinte era raki
Qe e dehur edhe koha
edhe koka
Të kujtohet, Lili?
Jashtë kënga e ngjyroste mbrëmjen me kaltërsi.
Në çdo anë vinte era raki.
Era e pranverës qe dehur
edhe lulet: mbrëmja mbahej avllive-
s’e mbanin këmbët… E brenda në mua ishe Ti.
me tërë mbrëmjen, ëndrrat, urimet,
me gjithë britmat e dehura te reve…
Të kujtohet, Lili?
Se nga erdhën yjet para meje
në gota, mbi supe, në barin e njomë
gjetheve të plepit të lartë
me shushurimë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult