Kam mësuar se mund t’i duash dy njerëz në të njëjtën kohë!


Çfarë kam mësuar për dashurinë? Është ajo se: dashuria ekziston. Ne, kurrë nuk harrojmë njerëzit që kemi dashur, sepse ata mbeten gjithmonë me ne, diçka i lidh në mënyrë të pazgjidhshme, edhe në qoftë se nuk janë më.

Kam mësuar se ka dashuri të pamundura, të papërfunduara, dashuri që mund të ishin dhe nuk janë.

Kam mësuar se është më mirë një dashuri si valë përcëlluese që të djeg e të le shenjë se sa një zemër e akullt. Kam mësuar, se mund të duash dy njerëz në të njëjtën kohë. Ndonjëherë ndodh, dhe është e kotë t’i rezistosh, ta mohosh, ose ta luftosh.

Kam mësuar se dashuria nuk është vetëm seks: ajo është shumë, shumë më tepër. Kam mësuar se dashuria nuk di as të lexojë as të shkruajë. Që në ndenjat tona ne udhëhiqemi nga ligje misterioze, ndoshta nga fati ose nga diçka e padukshme dhe e pashpjegueshme.

Sepse, në fund të fundit, nuk ka kurrë një arsye pse ne dashurojmë. Ajo thjesht ndodh. Për të hyrë, mjafton të superojmë kufirin e të lundrojmë drejt pragut.

Dhe të përpiqemi për të qëndruar atje, në këtë mister, sa më gjatë të jetë e mundur.

(Shkëputur nga Ferzan Ozpetek – “Stambolli i kuq”)

Përktheu nga italishtja: Marie Gusho

ObserverKult


Lexo edhe:

GJËJA MË E MIRË QË MUND TË BËJË NJË BURRË PËR FËMIJËT E TIJ ËSHTË TË DOJË NËNËN E TYRE

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit gjerman, Johann Wolfgang von Goethe:

Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.

Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm.

Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.

Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti t’i bësh.

Tekstin e plotë mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult