
Në një rrëfim të ndjerë në emisionin “Log”, në News24, sopranoja e shquar shqiptare Ermonela Jaho, ka treguar disa momente të vështira nga jeta e saj si studente në Konservatorin e Romës.
“Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin dhe kam ndenjur dhe një javë pa ngrënë”, tha artistja e njohur.
Një tjetër moment i vështirë për të cilën ajo thotë se ka qarë ishte certifikata që ambasada shqiptare ja refuzoi.
Ermonela tha se këtë dokument ia kërkonte shkolla, e megjithëse shteti shqiptar i kërkoi të kthehej, drejtori i Konservatorit të Romës e lejoi të vazhdonte shkollën, duke vlerësuar tek ajo pasionin për muzikën.
Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare se me kishte skaduar viza, kisha fituar konservatorin, nuk ma dhanë certifikatën, më kërkuan të kthehesha në Shqipëri.
“Kam vajtur duke qarë në akademi tek sekretaria duke i thënë drejtorit se unë dua të vazhdoj ëndrrën time. Ai m’u përgjigj se ‘do të dëshironte që fëmija im të kishte këtë pasion si ti’.
‘Ai ka vdekur dhe unë e kujtoj me mirënjohje”, tha këngëtarja e muzikës operistike, Ermonela Jaho.
Rrëfimi i Jahos
“Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin, kam ndenjur dhe një javë pa ngrënë.
Kam ndenjur me dokumentet si student dhe kam ndenjur pa ardhur në Shqipëri se nuk arrija t’i ktheja dokumentet as në ambasadën shqiptare, por i duruari i fituari dhe unë arrita fitova konkursin dhe u sistemuan gjërat.
Më duhej një certifikatë kisha fituar konservatorin Santa Cecilia.
Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare se me kishte skaduar viza, kisha fituar konservatorin, nuk ma dhanë certifikatën, më kërkuan të kthehesha në Shqipëri.
Kam vajtur duke qarë në akademi tek sekretari, unë dua të vazhdoj ëndrrën time. Do doja që fëmija im të kishte këtë pasion si ti më tha, ai ka vdekur dhe e kujtoj me mirënjohje. Dhe më tha për këtë pasion që ke ti do futesh në shkollë dhe zëre se e ke dokumentin.“
ObserverKult
Lexo edhe:





