Pasi e mposhti sëmundjen, Justina Aliaj rikthehet në skenë

Artistja Justina Aliaj, një ndër yjet e muzikës dhe skenës shqiptare rikthehet në qytetin e saj për të performuar në festivalin ‘Lulebore’ në skenën e teatrit ‘Migjeni’.

Aliaj ka fituar më herët betejën e vështirë me koronavirusin, të cilën e kaloi në gjendje të rëndë.

Në këtë interpretim të saj këngëtarja e mirënjohur dhuroi emocione me praninë e saj në skenë.

Edhe pse në moshën 70 vjeçe, Justina Aliaj intepretoi përpara publikut që i cili i dha shumë duartrokitje si një shenjë respekti dhe falënderimi për të gjithë kontributin e dhënë nga ana e saj për artin dhe kulturën shqiptare!/BalkanWeb

———————————————————————

LEXO EDHE: RRËFIMI I JUSTINA ALIAJT: FILMI KU NJOHA TIM SHOQ, AQ SHUMË MË RRAHU PARTNERI SA IU LODH KRAHU…

Është e pamundur të ecësh qetë rrugëve të qytetit me të. Është e pamundur të mos shfaqet dikush nga asgjëja. Dhe të nisë bisedat sikur janë lënë pezull kohë më parë. Është e pamundur që të konsumosh orët e lira pa u ndërprerë nga adhurues e njohës, të cilët hapin arkivat personale të qena apo fantazuara, në varësi të emrit që përballet.

Ndeshesh me një mori fytyrash të ekzaltuara që po e shohin, prekin, bisedojnë me idhullin e tyre. Justina, gjithmonë e buzëqeshur. Edhe kur u përball zgërdhirë me emrin që i ndryshoi jetën pas denoncimit për të. Ajo i dhuroi po të njëjtën buzëqeshje e qetësi, duke e parë drejt e në sy, çuditshëm. Ata kanë “respekt e dashuri” për këtë grua, pavarësisht ç’kanë thënë e bërë për të. E gjithë kjo trysni syqeshurish, në raste fare të rralla kalon jo mirë.

Kujton një rast kur dikush, pasi e përqafoi konfidueshëm, i kërkonte llogari që ta gjente se ku e kishte parë atë. Pas shumë e shumë përpëlitjesh e vendesh të mundshme që hipotezoi Justi, gruaja i përgjigjet triumfueshëm…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU