Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin

Kam kuptuar që edhe me një të panjohur mund të flasësh për temat me rëndësi e intelektin, por edhe për sekretet tuat pa qenë e ngarkuar emocionalisht se çfarë përshtypje do t’i bësh apo nëse do ta shohësh më, e në do të të shkruaj përsëri.

Kam kuptuar që ka persona të cilëve nuk ju duhet një ditë e shënuar për të të bërë të ndihesh e veçantë, e vlerësuar.

Kam takuar persona që të mahnisin me fjalë deri në mundësinë e parë që të të fundosin. Kam takuar persona që u duhet një fjalë që të nxjerrin gjithë helmin që kanë përbrenda.
Kam takuar persona që buzëqeshje e përkrahje të ofrojnë deri në momentin kur shohin sukseset tua.
Kam takuar persona që dështimet e veta mundohen t’i mbulojnë duke gjetur gabimet më të vogla në punën pothuajse perfekte të dikujt tjetër.
Kam takuar persona që nga vetja s’të ndajnë dot, por edhe tek vetja s’të mbajnë dot!
Kam takuar persona që të njohin shumë mirë, por vetën nuk arrijnë ta njohin dot.
Kam takuar persona që nuk dijnë si të hapin zemrën për t’i ndarë gjitha dhimbjet edhe pse shpirti u qanë.
Kam takuar persona që e pamundura i ka bashkuar.
Por kam takuar edhe persona që janë të etur për mendje të ndritura, për biseda e ide.
Kam kuptuar që më mirë të bësh ndonjë gabim sesa të pendohesh për mosveprim.
Kam kuptuar që të ndërmarrësh hapat e parë drejt qëllimit tënd nuk fillon me një lehtësi
po lehtësinë do e gjesh kur takon suksesin e punës tënde.
Kam kuptuar që të pendohesh për gabimet e të shkuarës është veçse një gabim shtesë në të tashmën, në vend që të nxjerrësh të duhurin mësim.

Kam kuptuar që guximi sado i paktë e i rrallë të jetë, vetëm në ato pak momente kur marrim guxim e derisa zemra na rreh fort e ndjejmë adrenalinë vetëm në ato pak momente ne jetojmë vërtetë.

Kam kuptuar që jeta jonë matet me ato rrahje të shpejta të zemrës, me ato momente kur frikën e lumturinë, guximin e fajin nuk mund t’i peshosh.

Nga Kosovare Sadiku

ObserverKult

————————————————————————————-

ben blushi
Ben Blushi

Lexo edhe:

BEN BLUSHI: KAM FRIKË… DUHET TË IKI…

Nga Ben Blushi

Përpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Paris. Një vajzë afër meje shfletonte kopertina revistash.

M’u kujtua biseda me të dhe e shkrova, ditën kur plagosën shkrimtarin Salman Ruzhdi në New York.
Si e ke emrin?
Soni

Mund të të bëj një foto?
Po, tha Soni
Je indiane?
Nga e kuptove, tha Soni
Jam mësuar të njoh njerëzit,
Si të qëndroj?
Në mes të atyre fotografive të vjetra, thashë unë

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult