Kam vuajtur shumë, jam plagosur e zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar…

Alfred dë Mysé, poet dhe prozator romantik francez:

“Gjithë burrat janë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, fallco, llafazanë, hipokritë, sedertarë dhe të poshtër.
Gjithë gratë janë të pabesa, artificiale, vanitoze, kurioze dhe të shthurura. Bota është një gjiriz i pafund ku foka me forma nga më të çuditshmet hiqen zvarrë mes malesh prej lluce.
Por ka në botë një gjë të shenjtë dhe sublime e cila është bashkimi i dy prej këtyre qenieve kaq mëkatare e të frikshme. Jemi zhgënjyer shpesh në dashuri, jemi plagosur e ndjerë shumë herë fatkeqë; por ama gjithmonë kemi dashuruar. E, kur ka ardhur koha të ndodhemi buze varrit, kemi kthyer kokën pas dhe i kemi themi vetes:
“Kam vuajtur shumë herë, shpesh jam zhgënjyer, por megjithatë kam dashuruar. Jam unë ai që kam jetuar jetën time e jo një krijese e rreme krijuar prej sedrës dhe mërzitjes sime ” … / ObserverKult


pablo neruda

Lexo edhe:

NERUDA: NË NJË PUTHJE DO TË GJESH GJITHÇKA QË S’TË KAM THËNË

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Për çfarë shërbejnë puthjet që nuk jepen? /Vivian Lamarque

Mos lejo kurrë që një marroq të të puthë apo që një puthje të të marrosë. /Mardy Grothe

Puthja e parë është një grabitje. /Ramón Gómez de la Serna

Çasti më i bukur i dashurisë, i vetmi që na deh tërësisht, është ky prelud: puthja. /Paul Géraldy

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult