Neruda: Në një puthje do të gjesh gjithçka që s’të kam thënë

sytë e tu

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Për çfarë shërbejnë puthjet që nuk jepen? /Vivian Lamarque

Mos lejo kurrë që një marroq të të puthë apo që një puthje të të marrosë. /Mardy Grothe

Puthja e parë është një grabitje. /Ramón Gómez de la Serna

Çasti më i bukur i dashurisë, i vetmi që na deh tërësisht, është ky prelud: puthja. /Paul Géraldy

Jam i lumtur që kam puthur gratë, që kam ecur mes luleve e që kam pushuar mbi bar. /Sergej Esenin

Puthja e parë është magjike, e dyta është intime, e treta është rutinë. /Raymond Chandler

E vetmja gjuhë universale është puthja. /Alfred de Musset

Një puthje e ligjshme nuk do të vlejë kurrë sa një puthje e vjedhur. /Guy de Maupassant

Në një puthje do të gjesh gjithçka që s’të kam thënë. /Pablo Neruda

Zhurma e një puthjeje nuk është aq e fortë sa ajo e një topi, por jehona e saj zgjat shumë më tepër. /Oliver Wendell Holmes

Një puthje mund të jetë një presje, një pikëpyetje ose një pikëçuditëse. /Mistinguett

E ëmbël është gjithçka më thua, por më e ëmbël është puthja që të vodha. /Heinrich Heine

Buza e puthur nuk e humbet fatin, por e ripërtrin, ashtu si hëna. /Giovanni Boccaccio

Një puthje mund të shkatërrojë jetën në mënyra të ndryshme. /Oscar Wilde

ObserverKult

________________________

Lexo edhe:

“KUR VDESIN TË VDEKURIT? KUR TË HARROHEN…” DHE THËNIE TJERA PËR VDEKJEN

ObserverKult ju sjell disa thënie që flasin për vdekjen. Ju ftojmë t’i lexoni:

Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre. Trimi vdes vetëm një herë. – William Shakespeare

Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. – Luigi Pirandello

Asnjëri në shtratin e tij të vdekjes nuk ka thënë, “Kisha dashur të kisha kaluar më shumë kohë në biznesin tim.” – Paul E. Tsongas

Vdekja ia mësyn vetëm një herë, por asnjëherë nuk gabon. – Edward Counsel

Të vdekurit tonë nuk…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult