Teatri Kombëtar i Kosovës ka nisur provat e shfaqjes së radhës për vitin 2024. Trupa e Teatrit janë në proces të inskenimit të veprës së “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, premiera e së cilës pritet të jetë me 19 mars 2024.
Kështu kanë njoftuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Kjo vepër u botua për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”.
TKK ka ndarë tek njoftimi për shfaqjen edhe një pjesë të shkëputur nga vepra e Kadaresë, në rolin e një synopsisi të dramës që do të ngjisë në skenë së shpejti: “Perandoria Osmane po dobësohet, e në sheshin kryesor të kryeqytetit të saj është vendosur kamarja e turpit, për t’i ekspozuar kokat e tradhtarëve. Për ta ruajtur pushtetin, perandoria do të bëj çmos për të kapur kokën e Ali Pashë Tepelenës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, po pret përgjigje nga trojet shqiptare për të luftuar perandorinë”.
Regjisori i kësaj shfaqjeje është Kushtrim Koliqi, ndërsa dramatizimi dhe adaptimi Doruntina Basha.
Në shfaqje luajnë Adrian Morina, Armend Smajli, Gresa Pallaska, Ylber Bardhi, Bislim Muçaj, Teuta Krasniqi, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Art Pasha, Fiona Abdullahu, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi, Redon Kika.
Më tej TKK njofton se ass. regjie është Elif Bas lyibozkurt, Qëndresa Spahiu, Diellza Dedushi, Ardijana Mehmeti, kompozitor Adhurim Grezda, skenograf Bekim Korça, kostumografe: Yllka Brada, koreografe Erna Salihu, video artist Miran Bratush dhe inspicient Mursel Haziri.
ObserverKult
Lexo edhe:
CESARE PAVESE: NGANJËHERË PËRFYTYROJ SE JAM I DASHURUAR…
Poezi nga Cesare Pavese
Nganjëherë përfytyroj se jam i dashuruar, dhe është kaq ëmbël, dhe është kaq e çuditshme, megjithëse,
parë nga jashtë, është marrëzi, absurde.
Këngët e modës më duken të bukura dhe ndihem aq i vetmuar sa natën pi më shumë se zakonisht.
Kam rënë në dashuri me Adelën,
kam rënë në dashuri me Martën
Edhe me Suzanën dhe Karmenin,
Edhe, jam i lumtur edhe qaj.
Nuk jam shumë i zgjuar sigurisht,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ERVIN HATIBI: MESNATË NË BREGDET
Mesnatë në bregdet, poezi nga Ervin Hatibi
Neonët e qytetit
vjellin dritë
mbi sipërfaqen e qetë
të detit.
Era edhe flladin diku e harroi…
Gjethet kanë ngrirë,
si veshë të nderur në përgjim.
Asnjë zhurmë…
Deti ka vënë gishtin mbi buzë
dhe pëshpërit me gjuhë dallgëzash:
Shët! Shët! Shët!
Dallgëzat rrëshqasin mbi heshtjen e bregut,
aq lehtë, si puthjet e nënës
mbi ballin e dirsur të fëmijës së përgjumur.
Unë dhe ti
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult