Cesare Pavese: Nganjëherë përfytyroj se jam i dashuruar…

cesare pavese do të vijë

Poezi nga Cesare Pavese

Nganjëherë përfytyroj se jam i dashuruar, dhe është kaq ëmbël, dhe është kaq e çuditshme, megjithëse,
parë nga jashtë, është marrëzi, absurde.

Këngët e modës më duken të bukura dhe ndihem aq i vetmuar sa natën pi më shumë se zakonisht.

Kam rënë në dashuri me Adelën,
kam rënë në dashuri me Martën
Edhe me Suzanën dhe Karmenin,
Edhe, jam i lumtur edhe qaj.

Nuk jam shumë i zgjuar sigurisht,
por jam i kënaqur të di se jam njëri nga të shumtët dhe në të qenit vulgar gjej një lehtësim.

Përktheu: Xhemazije Rizvani


Lexo edhe:

XHEMAZIJE RIZVANI: PO JETOJ GJËRA QË IA VLEN TË SHKRUHEN…

Xhemazije Rizvani është e njohur për lexuesit e ObserverKult-it për intervistat e saja provokuese, “Flasim përhanshëm” me personalitete të njohura të kulturës.

Por, kësaj radhe kemi zgjedhur që të bëjmë pak “hile”. E kemi provokuar ne vet Xhemazijen me një intervistë të tillë të ‘përhanshme”.

A e provojmë një intervistë t’përhanshme’?

Provojmë. Intervistat e përhanshme janë një lajthitje e mirë shkrimi që kërkojnë frymëzim. Ka shumë poetë që kanë kërkuar aq shumë kohë, sa shtypja e librit nën presion kohor s’ka mundur t’i pres, por gjithsesi, do të botohen në rubrikën Përhanshëm, të ObserverKultit.

Tani e kuptoj këtë kërkim kohe mëse të nevojshme për pyetje që nuk janë dhe aq të lehta sa duken për lexuesit, ose përpiluesin e saj tek sa pret nervoz matanë laptopit.

Mirëpo kësaj radhe ti do t’jesh e intervistuara?

Ç’është e vërteta , krejt pyetjet e përpiluara për poetët e përhanur, së pari më janë vërsulur mua si shigjeta, kanë kërkuar t’u jap përgjigje, më dukej sikur më sfidonin: “po ti, si do ishe përgjigjur” dhe pastaj, kur kam parë si janë përgjigjur poetët përkatës, kam thënë “këta janë intervista të prera për poetë, ti nuk je gjeni i kësaj anijeje”.

Vë bast, se edhe ti Valon, gjatë kohës që përpilove këto pyetje kërkuan dhe përgjigje. Është interesante gatishmëria e trurit për përgjigje ndaj pyetjeve. Thua se është aq i aftë për të gjetur përgjigje, ndërkohë akoma ato më jetikeve nuk u ka dhënë përgjigje: “Kush jemi? Nga vijmë? Ku shkojmë?”

Tekstin e plotë e gjeni KËTU