Në amfiteatrin e renovuar të Pallatit të Rinisë u dha premiera e shfaqjes “Kamarja e turpit” me autor Ismail Kadarenë, me dramatizim nga Doruntina Basha dhe regji nga Kushtrim Koliqi.
Ky është dramatizim i suksesshëm i librit të Ismail Kadare dhe është pjesë e asaj që nga studiuesit e veprës së tij quhet si “Pashallëqet e mëdha”, projekt i cili rrëfen një pjesë të historisë së Perandorisë Osmane.
Aktorët e kësaj shfaqjeje ofruan një performancë fantastike para publikut që kishin mbushur sallën plot.
Për të parë shfaqjen ishin po ashtu i pari i Qeverisë, Albin Kurti, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, reprizrat e kësaj shfaqje jepen në datat 21, 25 dhe 26 mars duke filluar nga ora 20:00, ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
ObserverKult
Lexo edhe:
BAJRAM MJEKU: BALADË PËR SHIUN
Gjithë ditën shiu s’prajti duke rënë
herë me shkulme, herë si vaj mortor
lau e shpëlau, gjithçka mori me vete
më vuri në gjumë me Markezin në dorë.
Mbi platonë midis apartamenteve
një vajzë me fustanellë luante dans
s’kishte faj që vallëzonte me shiun
dhe ishte dehur aq shumë nga dashuria
vetëm nëntëmbëdhjetë vjeçe është…
Sytë për disa çaste më mbetën në plato
dhe kujtimet më mbërthyen në xham
pastaj një vetëtimë i përplasi papritur
Kalorësit në stuhi dhe Xhim Morrison.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
BESNIK MUSTAFAJ: NUK DUHEJ TË MUNGOJE KAQ GJATË
Poezi nga Besnik Mustafaj
Ditët e mia pa ty
me një psherëtimë dimërore si qielli i sotëm
në skaj.
Nga më doli kjo psherëtimë?
Ku e kisha mbajtur më parë?
Kam kaluar një jetë pa të njohur,
kam qarë e kam qeshur,
jam zemëruar e pajtuar mijëra herë
me veten, me robin, edhe me vetë Zotin,
pa e ditur se kështu mbruja në shpirtin tim,
pak e nga pak, si një ujë të rëndë,
këtë psherëtimë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult