Kamy: Për të qenë të lumtur, nuk duhet të merremi shumë me të afërmit

Albert Kamy (Albert Camus), shkrimtari, filozofi, eseist, dramaturg, gazetar dhe aktivist politik lindi me 7 nëntor 1913 në Drean të Algjerisë. Ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në moshën 44-vjeçare më 1957, në atë kohë, i dyti më i ri fitues i çmimit.

Kamy nuk e konsideronte veten ekzistencialist pavarësisht se zakonisht klasifikohej si ndjekës i kësaj rryme edhe gjatë jetës së tij. Në një intervistë më 1945, Kamy hodhi poshtë idenë e një lidhjeje ideologjike: “Jo, unë nuk jam ekzistencialist. Ai vdiq më 4 janar 1960 në Villeblevin të Francës, në moshën 46-vjeçare.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Albert Kamy:

Të dashurosh dikë do të thotë të pranosh të plakesh me të.

Budallenjtë këmbëngulin gjithmonë.

Kush nuk jep asgjë, asgjë s’i mbetet.

Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi.

Gabimet janë gallatë, e vërteta është bajate.

Për të qenë të lumtur, nuk duhet të merremi shumë me të afërmit.

Të krijosh do të thotë t’i japësh formë fatit tënd.

Nuk ka dashuri për jetën pa dëshpërim.

Kur të jemi të gjithë fajtorë, do të kemi demokraci.

ObserverKult


Lexo edhe:

TRONDITËSE- SI E KUPTUAN SE JANË MOTËR E VËLLA?

Rinjohja e vëllait me motrën, në këto këngë legjendare hasim motivin e largimit të vëllait për arsye të ndryshme o është rrëmbyer nga të huajt, nga pushtuesit turq dhe është bërë jeniçer, o është hajdut që bredh maleve, ose është mercenar që lufton larg vendit të tij dhe rrjedhat e luftës e sjellin rastësisht në vendlindje.

Këtu rinjohja bëhet pas shenjash ose pas një shenje që jep Perëndia me anë të një shpendi, zakonisht të një pëllumbi…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU