Kanë nisur lutjet për të: Jamie Foxx ende në spital tre javë pas sëmundjes misterioze!

Gjendja e Jamie Foxx nuk ka ndryshuar pasi ylli u shtrua në spital. Gjendja e tij vazhdon të mbetet mister, pavarësisht postimit të bërë nga Instagrami i aktorit duke falënderuar fansat e tij.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të aktorit.

Por tre javë pas shtrimit në spital për një “urgjencë mjekësore”, ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, sipas “TMZ”.

Familja po e mban sekret situatën. Por burime pranë aktorit kanë thënë që tashmë kanë nisur lutjet për të.

55-vjeçari ka fituar një çmim Oscar si aktori më i mirë, për performancën e tij në filmin “Ray”.

Mes shumë roleve që ka interpretuar, spikasin ato në filmat “Django Unchained”, “Collateral”, “Miami Vice”, “Stealth”, “The Soloist”, “Baby Driver” e “Just Mercy”. /bordo.al

ObserverKult


johny depp

Lexo edhe:

JOHNNY DEPP: JA TMERRIN QË E PËRJETOVA NË JETË…

Aktori Johhny Depp rrëfeu detaje tragjike nga fëmijëria e tij.

Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive

Ai ka lindur më 9 qershor 1963, në Ouensborou të shtetit të Kentakit. Depp ishte më i riu nga 4 fëmijët e lindur nga Betty Sue Palmer dhe John Christopher Depp.

Në librin e tij “Johnny Depp: Një biografi e paautorizuar”, Danny White shkruan se gjatë gjithë fëmijërisë abuzimi nga nëna e tij ka qenë i vazhdueshëm. I paparashikueshëm, i dhunshëm dhe mizor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult