Kanuni i Lekë Dukagjinit: Ja kur leçitej dikush dhe pse…

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” ose kanuni i malësisë është përmbledhja në një libër e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në rrjedhën e disa qindravjeçarëve.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. “Kanuni i Lekë Dukagjinit” u mblodh nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.

Në një pjesë të këtij libri flitet edhe për leçitjen, të cilën pjesë ObserverKult ua sjell në vazhdim:

Leçija

– Me leçitë, me gojë të kanunit, don me thanë: me da, me lanë mbas dore e me e shkepë njij shpi, tuj i hjekun çdo tager, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri.
– Katundi ka tager me leçitë, por jo me nxjerrë prej vendit.
– Kapucari do të ket këpucet e veta përmbas të folmevet të zot’t  të gjas së vjedhun a të gjakut të hupun.
– Me djegë, me sodumë e me gri s’ka tager as katundi pa flamur e as flamuri pa katund.
– Rasët per me leçitë kend jane:
a)Kur mos të duej kush me u lidhë me besë me katund a flamur;
b)Kur të shesë kush katundin e vet me hjeksi e trathti;
c)Kur t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimi të folun kuvendisht prej katundit a flamurit;
d)Kur të bajë kush ndo’i faj të dhunshem në katund, në flamur a jashtë këtyne e mos t’i shtrohet gjygjit;
e)Per dhunë të bame jashta katundit a flamurit; po s’u gjegj fajtori me shtrue pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej’tij, tuj u lanë shtegun të lirë gjithnjiatyne, qi kjahen mbë’ te e të bajn shka të duem me’te .

– Po nguli katundi edhe ia ndali doren flamurit në të djegun a në të sodumun të njij faqeziut, qi vrygnoi katundin a Flamurin me ndo’i dhunë teper të shemtueme, flamuri ka tager, a me leçitë at katund, a me mbledhë flamurt tjerë, për me e pru në mend.
– Po e la veç me të leçitun, as merr e as nep me ‘te, mje qi t’i shtrohet gjygjit të gjobës.
– Si t’i a shtrojë pengun flamurit katundi i pervarun, flamuri e giobitë mbas peshimit të fajit.
– Shpin e fajtorit  e djegin, e sodumin me bimë e me dhe e shkaktarin e fajit të dhunshem e grijn kuvendisht me gjak-hupës e robët ia nxjerrin prej vendit.
– Po kje mbrapshti teper e dhunshme e e shemtueme, posë të djegunit, të sodumunit, të grimunit e të nxjerrunit prej vendit, flamuri edhe shpin ia pret.
– E  premtja e shpis asht, kur t’i zhgulin gurët e kater skepeve të shpis per rrazë themelit. –Kjo bahet, mbasi të digjet shpija.
– E premtja e shpis në kanu shenjon, se gjindja e asaj shpije janë xjerrun prej vendit me lang e plang e pergjithmonë, e perkrah flamuri xehen të dalun fare.
-. Pasunija e tundshme u bahet giobë e e patundshmja do të jesë zmojle (djer), per kullosë të flamurit.
– Me të leçitun nuk mundet kush i katundit me marrë e me dhanë; e, po muer kush, jet i leçitun edhe aj, e bjen n’ato ndeshkime si i leçituni.
– Trajta e të leçitunit asht kjo: “Me da kend per morte e per gjellë”.
-“Me leçitë kend per mort e per darsem e per uhan e miellit.”

(Shkëputur nga libri i Shtjefën Gjeqovit  “Kanuni i Lekë Dukagjinit”)

Përgatiti: A. S/ ObserverKult


Lexo edhe:

23 VJET NGA VRASJA E XHEMAIL MUSTAFËS/ VDEKJA NUK EC TEJ, ËSHTË SHNDËRRUAR NË TORZO…

Sot mbushen 23 vite nga vrasja e veprimtarit Xhemail Mustafa. Në kujtim të veprës së tij ua sjellim lexuesve një poezi përkushtuese të Shaip Beqirit kushtuar mikut të vrarë.

Shaip Beqiri: Shokut tim, Xhemail Mustafës

Unë endem në dhe të huaj
Derisa hija jote ngrin
Mes tempujsh
Në pikë të ditës
Në prag të shtëpisë

Vdekja nuk ec më tej
Është shndërruar në torzo
Me hijen e rruzullit tënd
Rrokulliset fushave të natës
Deri te syri i ngulur në një pikë

As agimi s’del prej atij zhgualli
Me na zgjuar të mërrudhur
Rrëzë statujave pa trup
Varur gërshetëve të ujvarës
Që rrëkëllehet me furi

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult