Kapexhiu: Kam bërë edhe disa karikatura që nuk u kanë pëlqyer ambasadorëve

I ftuar në “Ditë e Re” aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu u shpreh se në morinë e karikaturave ka bërë edhe disa që nuk u kanë pëlqyer ambasadorëve.

Kapexhiu shtoi se ditën e një ditë para shembjes së Teatrit, ai bëri një karikaturë për këtë çështje.

Bujar Kapexhiu: Unë kam bërë shumë karikatura për ambasadorët dhe ata i kanë pëlqyer. Biles, u kam bërë edhe dhuratë, por duket se ka pasur ndonjëra që nuk u ka pëlqyer, ose që ka qenë shumë e guximshme. Ka pasur edhe mos dalje të karikaturave, ndoshta nga guximi im, ose nga mungesa e dijes në lidhje me problemin. Unë i kam ngacmuar politikanët me humor.

 Me teatrin kam bërë disa karikatura. Biles kam bërë një karikaturë të shtunë dhe të dielën është prishur Teatri. Unë personalisht jam me qëndrimin e të gjithëve, duhet një Teatër i ri, por jo të shembej i vjetri. Kush mund të thotë nga artistët që nuk duan teatër të ri, por pse duhet të prishej teatri i vjetri. Të kishte një Teatër i ri modern dhe të shtoheshin teatrot. U trondita kur u sulën mbi artistët.