Kaq i bukur, qyteti më i varfër shqiptar (Foto)

Në të vërtetë, fotografitë tregojnë një natyrë marramendëse…

Por, sipas Eurostatit, qyteti verior me lumin që e përshkon hershëm, Kukësi, renditet si më i varfri në të gjithë Evropën. Natyra e mrekullueshme, premton shumë për një turizëm, që mund ta rigjallërojë të gjithë zonën…, transmeton ‘konica.al’

Dritëro Agolli e ka sjellë qytetin e vjetër e të ri, me notat lirike zgjuar buzë Drinit plak…

Ec unë buzë liqenit
Buzë Drinit të lashtë
Tek valë e tij shikoj
Lisat e lartë

Nusërojnë pemët
Në borën e bardhë
Ç’është ky liqen, që kurrë s’e kemi parë
Thonë ato, tek këndojnë

Mes valëve që shkojnë
Flenë gurët e shtëpisë dhe çdo prag
Ndaj këngët e djepit si një mall
Me dritë mbuluar aty flenë

U mbytën dhe vanë
Mbet në shpirt nostalgjia
Dhe unë ec e menduar
Dhe ëndërroj buzë Drinit të lashtë

Diçka do flijonim
Në emër të jetës
Brezat që vijnë
Për ne bukur të thonë

Dhe nuk ish e lehtë
E thjeshtë jo nuk qe
Që valët dritë ti kishte
Ky liqen të ndriçojë dhe kjo jetë.

LEXO EDHE: FOTOGRAFI TË RRALLA TË SHQIPËRISË SË VITEVE ’80-’90