Karli i Madh, misteret e tmerrshme që fshihte “Perandori i Romakëve”

Karli i Madh, ishte një nga figurat më të mëdha të Evropës mesjetare, që bashkoi pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, në atë që u bë e njohur si Perandoria Karolingiane.

Në vitin 800, ai u kurorëzua nga Papa Leoni III si “Perandori i Romakëve”. I pari në një linjë perandorësh romakë të shenjtë, që do të zgjaste deri në vitin 1806.

Karli i Madh, ishte ndërkohë një njeri i çuditshëm, që përfshihej shpesh në marrëdhënie incesti dhe nekrofilie. Ai kishte një marrëdhënie incestuale me motrën e tij Gillen, dhe pati prej saj një djalë/nip, të quajtur Roland. Por shkuarja me motrën e vet, nuk ishte më e keqja më e madhe. Karli i Madh, kishte një mani për të fjetur me kufomat.

LEXO EDHE: ALEKSANDRI I MADH PREMTOI TA RINDËRTONTE BABELIN

Një mori tekstesh nga shekulli IX, i referohen vazhdimisht gjesteve të tilla makabre nga Karli i Madh. Por ai vetë refuzoi për një kohë të gjatë të rrëfente disa “mëkate të padëmshme”.

Ai më në fund e pranoi, dhe kërkoi aprovimin për atë që disa studiues modern mendojnë se ishte një anim i tij nga nekrofilia. Kjo gjë i dha hov legjendave, ku Karli i Madh kaloi nga kënaqja e epsheve të tij seksuale me kufoma të rastësishme, tek fjetja me kufomën e gruas së tij, pasi ajo kishte vdekur./bota.al