Kasaforta misterioze në vilën ku ka jetuar Enver Hoxha/Lame: Nuk është hapur asnjëherë, ka humbur çelësi

Kjo gjë është zbuluar gjatë vizitës që ka bërë gazetari Blendi Fevziu, ku shihet se kasaforta ndodhet brenda një dhome të vogël, ku mbaheshin rrobat.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i cili ka qenë së bashku me Fevziun brenda Pallatit të Brigadave ka thënë se i ka shkruar firmës së kasafortës dhe i kanë dhënë se e hapin kundrejtë një shume parash. Ndër të tjera ai thotë se çelësi i kasafortës ka humbur.

Lame: Ka një kasafortë që askush nuk e di se çfarë ka brenda.
Fevziu: Po pse nuk e di askush?
Lame: Sepse nuk është hapur asnjëherë.
Fevziu: Po pse nuk është hapur?
Lame: I kam shkruar firmës, dhe më thanë se kushton kaq.. dhe ne
vijmë e hapim.
Fevziu: E hapnin?
Lame: Po, firma është, mund të mos ketë dhe asgjë brenda.
Fevziu: Po pse s’u bën kuriozë as komunistët?/(gazeta tema(

LEXO EDHE: KUR DIKTATORI ENVER HOXHA ULEJ GJUNJË MË GJUNJË ME POPULLIN NË BJESHKË