Kastriot Tusha & Julian Gjojdeshi: Për hir të dashurisë (Teksti dhe kënga)
Sa më shumë që të mendoj, jetën time dhe më pak jetoj të vërtetën shoh me sy por nuk mundem ta pranoj jam i ulur në mes ferrit e parajsës dhimbjes unë po i këndoj.
Ma dërgo në shpirt një rreze dielli ma dërgo për hir të dashurisë prapë unë dua të të shoh akoma të të puth pa fund, ti zemrën ngrohma.
Era jote më nuk fryn, lulet i ka zënë trishtimi Në oborr të shpirtit tim, pak nga pak ka ardhur dimri Jam i ulur në mes ëndrrës edhe zgjimit Duke pritur natën të mbaroj.
Ma dërgo me shpirt një rreze dielli Ma dërgo për hir të dashurisë Prapë unë dua të të shoh akoma Të të puth pa fund, ti zemrën ngrohma.
Era jote më nuk fryn, lulet i ka zënë trishtimi Në oborr të shpirtit tim, pak nga pak ka ardhur dimri Jam i ulur në mes ëndrrës edhe zgjimit Duke pritur natën të mbaroj.
Ma dërgo me shpirt një rreze dielli Ma dërgo për hir të dashurisë Prapë unë dua të të shoh akoma Të të puth pa fund, ti zemrën ngrohma