Katalogu “Muzeu Etnografik i Gjakovës”, në shërbim të promovimit të vlerave

Këto ditë është finalizuar projekti, përkatësisht botimi i Katalogut “Muzeu Etnografik i Gjakovës”, i cili u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Drejtuesit e Muzeut në Gjakovë e kanë mirëpritur daljen në dritë të këtij botimi, i cili sipas tyre do të shërbejë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të shprehura përmes krijimtarisë artistike dhe popullore në eksponatet muzeale.

“Është një libër i cili i ka munguar Muzeut ndër vite ku është një paraqitje grafike të disa prej eksponateve, vlerave të trashëgimisë kulturore të cilat i posedon koleksioni i muzeut etnografik.

Muzeu është paraqitur në duart e publikut në një formë më të mirë, për një qasje më të mirë qoftë për studentët që e studiojnë fushën e trashëgimisë, antropologjisë, historisë por edhe për personat që kanë pasion trashëgiminë kulturore”, tha Besmir Hasi, drejtues i Muzeut.

Botimi i këtij katalogu do të ofrojë mundësi shumë më të mira për informim të publikut për Muzeun si pikë turistike e qytetit të Gjakovës.

“Është një mundësi shumë e mirë që publiku të jetë më afër duke u bazuar edhe në të dhëna zyrtare të muzeut. Po shpresojmë që në ardhmen ta kemi edhe një formë digjitale po të shohim edhe mënyra tjera të prezantimit në katalogje ndoshta më të vogla që të jenë më praktikë si lloj doracaku”, shtoi Hasi.

Objekti i Muzeut etnografik i themeluar në tetor të vitit 1951 është i vendosur në një shtëpi karakteristike për qytetin e Gjakovës, me oborr të mbyllur, strukturë kjo që gjendej kryesisht në zonat urbane./ rtk

ObserverKult  


Lexo edhe:

bardhyl zaimi

BARDHYL ZAIMI: PASKAM HARRUAR TË JETOJ NË PLOTNINË TIME

Poezi nga Bardhyl Zaimi

Kam jetuar gjatë nën rrënoja konceptesh
Frymën ma kanë zënë, më kanë tkurrë
Shiun nuk e kam dëgjuar, as brofjen e pëllumbave
Kam menduar se kjo është jeta, domosdoshmëria
Dhe lehtësisht kam ra në ftohtësi mendimi
gërryerjesh fatale e idhëtish pelin
Jam robnue në sipërfaqësi urgjencash
dhe kam harruar të jetoj me gjithë qenien time
me dritën e brendshme, me dritën e përshpirtshme
që ledhaton krizantemat e përtej kohës,
kohës së dashurisë që është kohë e kulluar
Nuk e kam vërejtur se jam ba thjesht skemë e realitetit
nuk e kam vërejtur se gjithçka e bukur përrethe meje
ka pritur përgjumjen time, atë tik-tak të hollë zemre
që dridhet përpara qenieve të vockla,
siç janë lulet e bardha, kujtimet, dashuritë
Paskam harruar të jetoj në plotninë time

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


bob dylan prej dites ne dite

BOB DYLAN: ERË ÇMENDURAKE

Dikujt i ka rënë në kokë keq fare për mua dhe broçkulla po i thonë shtypit.
Kushdo që të jetë do të uroja të hiqnin dorë,
por kur ta bëjnë unë vetëm me mend mund t’i marr.
Thonë që qëllova një burrë të quajtur Grej dhe ia mora të shoqën në Itali.
Ajo trashëgoi një milion dollarë dhe kur vdiq, erdhi tek unë.
S’kam çfarë t’i bëj nëse jam aq me fat!

Njerëzit më shohin gjithë kohën dhe nuk dinë se si të sillen,
mendjet i kanë të mbushura plot me ide, imazhe dhe fakte të shtrëmbëruara.
Madje edhe ti dje më pyete se ku kam qenë.
S’mund ta besoja pas kaq viteve, sikur nuk më njihje fare,
e ëmbla zonjë. 

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult