Katedralja ‘Notre-Dame de Paris’ do të rihapet më 2024

Katedralja e Notre-Dame de Paris, e shkatërruar nga zjarri në 15 prillin e dy viteve më parë, do të rihapet në 2024. Këtë e konfirmoi ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, ditë më parë.

Ajo shtoi se pajtimi publik për të mbledhur fondet e nevojshme për rindërtimin bëri të mundur arritjen e një shume të mjaftueshme për të përfunduar ndërtimin.

“Unë mund t’ju them se në 2024 katedralja Notre-Dame de Paris do të rihapet”, tha ajo.

LEXO EDHE: Si do të duket Notre Dame pas rindërtimit!