Kcimi i Tropojës dhe Xhubleta, më pranë UNESCO-s/Margariti firmos formularin e kandidimit

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti firmosi formularin e kandidimit të dukurisë së Kcimit të Tropojës për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (lista përfaqësuese e dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te njerezit) dhe dijebërjes së Xhubletës për në listën e dukurive në rrezik (Urgent Safeguarding List).

Siç njoftoi vetë Margariti, bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

Ajo falënderoi komunitetet lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit The_AADF që, siç u shpreh ajo, “ na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision”.

Xhubleta gëzon statusin kryevepër nga Ministria e Kulturës dhe dosja ka mbaruar në një kohë rekord për UNESCO si një trashëgimi në rrezik.

Xhubleta, veshje tipike e zonavë të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin./ATSH

LEXO EDHE: Dorëzohen vetëm dy dosje në UNESCO, “Dijebërja e xhubletës”dhe “Kcimi i Tropojës”