“K’cimi i Tropojës” midis Nju-Jorku, e kërcejnë shqiptarët (Video)

 “K’cimi i Tropojës” shkëlqen në Nju Jork. Ministri shqiptar i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndau sot pamje të “K’cimit të Tropojës” të kërcyer nga shqiptarët në Nju-Jork.

“K’cimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

Kjo ngjarje shënon moment të rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

Formulari i kandidimit të dukurisë së K’cimit të Tropojës për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” u dorëzua në mars 2021.

“K’cimi i Tropojës” është një tjetër elementi unik shqiptar që prezantohet për këtë listë, i cili promovon pasurinë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

“K’CIMI I TROPOJËS”, ZYRTARISHT PJESË E UNESCO-S