Sipas një videoje virale, aktori i njohur Keanu Reeves nuk përton t’u përgjigjet me dashamirësi edhe pyetjeve të fëmijëve.
Fansa të tjerë të tij kanë raportuar për veprime zemërgjera edhe në të kaluarën. Një mik i tij thotë se aktori i “Matrix” ka dhënë shumë nga pasuria e tij për bamirësi.
Keanu Reeves duket gjithmonë i gatshëm të dëshmojë se është një nga aktorët më të sjellshëm dhe më të vërtetët në Hollivud.
Në rastin më të fundit, një producent televiziv postoi në Twitter se ai ishte në të njëjtin fluturim me aktorin e “Matrix”, nga Londra në Nju Jork. Dhe ndërsa pasagjerët po prisnin për marrjen e bagazheve, një djalë i ri i kërkoi Reeves një autograf.
Ai jo vetëm që u detyrua me kënaqësi, por më pas iu përgjigj edhe të gjitha pyetjeve të djalit se ku kishte qenë dhe nëse i pëlqente të garonte me makina.
“Pse ishit në Londër?”, e pyeti fëmija.
“Për të xhiruar një dokumentar”, u përgjigj Reeves.
”Pashë në internet që ishe edhe në Grand Prix”, tha djali.
“Po, Grand Prix F1! Makina garash!”, tha aktori.
“E ngisni makinën?” pyeti sërish djali.
”Jo F1, por më pëlqen të ngas motoçikleta”, i tha aktori pa përtuar t’i përgjigjej çdo pyetjeje.
Reeves po ashtu i tha djalit se kishte në plan të shihte shfaqjen në Broadway “American Buffalo”.
Më pas, ishte Reeves që filloi ta pyeste djalin se çfarë kishte bërë në Evropë, çfarë muzeumesh kishte parë ndërsa ishte atje.
Djali, u identifikuar më vonë si Alex Katsanos, 14 vjeç./ata.gov.al
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E TRISHTË E KEANU REEVES: U BRAKTIS NGA PRINDËRIT, E HUMBI GRUAN NË…