Folklori dhe traditat shqiptare, janë sa të lashta, aq edhe të larmishme. Një prej këture traditave, ndoshta ndër më të bukurat e më të veçantat është edhe këndimi me tepsi.
Tepsia (tigan bakri) është një formë popullore e zëvendësimit të veglave muzikore në mesin e komuniteteve në malet Dinarike.
Tepsia vendoset mbi sofër, ndërsa rreth saj, vajza dhe nuse këndojnë. Ajo që e sjell tepsinë me dorën e djathtë, ka një unazë më të madhe se të zakonshmet, në mënyrë që krisma e unazës dhe rrotullimi i tepsisë të krijojnë melodi.
Videoja është bërë nga etnografët japonezë nga Muzeu Kombëtar i Etnologjisë në Osaka, të cilët, vizituan rajonin dhe regjistruan shfaqje të trashëgimisë kulturore.
Kënga që përcillet me tepsi është kënga “Në dërrasë të vekut kush po m’kjan”.
ObserverKult
Kliko edhe:
DY PLUMBA QË GODITËN NJËRI-TJETRIN NË BETEJËN E ÇANAKALESË
A tregon një imazh viral dy plumba që janë “përplasur” gjatë Betejës së Galipolit ( Çanakalesë) ?
Imazhi që tregon dy plumba që goditën njëri-tjetrin, dukesupozuar se ka ndodhur gjatë asaj beteje, është bërë virale në gjithë botën tash e shumë vjet.
Së pari u shfaq në vitin 2015. Por në publikimin e parë thuhej:
“Këta dy plumba u përplasën në betejën e Galipoli në 1915, shanset që kjo të ndodhë janë 1 në miliard” .
Por komentet dominuese ishin: “Nuk janë dy, por tre plumba”.
Ndërkaq, ekspertët e balistikës që shqyrtuan imazhin nuk ishin të bindur se plumbat “përplaseshin”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult