Këndoi me flamurin serb në trup, reagon Rita Ora pas kritikave

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka performuar në një Festival në Hungari me flamurin e Serbisë në trup. Një video qarkulloi me shpejtësi në media teksa këngëtarja shqiptare u provokua nga një fans i saj me flamurin e Serbisë.

Rita Ora nuk e ka lënë flamurin në tokë, e ka ngritur dhe ka vijuar interpretimin me të. Komentet e shumta vërshuan në rrjet, por vetë këngëtarja ka treguar se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“… gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur ajo./ a2news.com

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

EMOCIONALE: SHQIPTARJA KONKURRON NË “THE VOICE AUSTRALIA”, RITA ORA E ZGJEDH DHE I FLET SHQIP… (VIDEO)

Dy shqiptare nga Kosova janë bërë bashkë në “The Voice” në Australi. Rita Ora si anëtare e jurisë, ndërsa Sihana Haxhnikaj si konkurrente e këtij edicioni.

16-vjeçarja, që garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus, tërhoqi jo vetëm vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti gjatë gjithë kohës, por edhe të këngëtares me famë botërore Rita Ora. Artistja ishte e vetmja që shtypi butonin e kthimit, duke e bërë automatikisht Sihanën pjesë të skuadrës së saj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult