“Kënga e Parashqevi Simakut nuk ka fare erotikë, teksti është i Andon Zako Çajupit”

Rrjetet sociale janë “pushtuar” nga zëri melodioz dhe aq shumë i munguar i ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ka sjellë si këngë një tekst të Andon Zako Çajupit. Video e cila është komentuar jo pak nga ndjekësit. Një pjesë e të cilëve kanë gjykuar tekstin e këngës në raport me moshën e këngëtares.

Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan biznesmeni Elton Ilirjani pati një koment për këngën e re të Parashqevi Simakut dhe ‘opinionet’ që qarkullojnë për të. Ai dha gjithashtu lajmin se kënga e saj do të lansohet të shtunën.

“Do e lançojmë të shtunën dhe doja që ta ndaja me ju këtë moment. Kjo është një këngë me tekst të Andon Zako Çajupit dhe nuk ka fare erotikë apo një etiketim të tillë. Parashqevia është sensuale. Parashqevi Simaku ka qenë sensualiteti i Shqipërisë dhe mbetet, jo seksualitet, por sensualitet. Tani ne jemi mësuar më shumë këngë që kanë seksualitet brenda. Ajo ka zë, ka aktrim, ajo zgjidhet vetë të vishet në këtë mënyrë dhe i bën gjërat sipas mendjes së saj, sepse është mendje artisteje.”/klan

Shikojeni videon më poshtë për më shumë:

ObserverKult


Lexo edhe:

VIDEO: KËNGË E RE NGA PARASHQEVI SIMAKU/ SHPËRTHEJNË KRITIKAT, “NUK I SHKON ASPAK…”