Kënga fituese e Sanremos, “Dy jetë”, e kënduar nga Marco Mengoni (Teksti në shqip dhe video)

(Fituesi i festivalit të Sanremo-s, 2023)

Jemi të vetmit zgjuar n’univers
Ende s’e njoh mirë shkretëtirën tënde
Ndoshta është në një cep të zemrës sime
Ku dielli është shuar përgjithnjë
Ku herë-herë të humbas
Por nëse dua, prapë të gjej.
Kemi ngecur në një kohë të tillë
Që ngre rrugët
Me qiellin një hap larg prej këtu
Jemi përbindëshat dhe zanat
Duhet të të marr në telefon,
Të të them gjithë çka ndiej
Por shfajësimet më kanë mbaruar
As mbrojtje më nuk kam.

Jemi një libër në dysheme
Në një shtëpi bosh
Që duket si jona.
Kafeja me limon
Ilaç për hangover
Dukesh si një foto flu.
Dhe u palluam sërish një natë
Jashtë lokalit
Dhe mirë që ndodhi.


Në qoftë e fundit
Këngë e pastaj hëna do të shpërthejë
Do të jem aty për të t’thënë që gabohesh,
Gabohesh dhe ti e di
Këtu muzika nuk mbërrin
Dhe ti nuk fle
E ku do të jesh?
Ku shkon
Kur pastaj jeta e tepron
Gjithë rendjet, shpullat, gabimet që bën
Kur diçka të trazon
Fundja e di që ti nuk fle, fle, fle, fle kurrë nuk fle
Si vërtiten kështu dy jetë

Jemi të vetmit zgjuar në univers
Që ulërijmë zemërimin tonë mbi një çati
Se askush nuk ndihet kështu
Se askush nuk i shikon më filmat
Lulet në dhomën tënde
Bluzën time metalike

Jemi një libër në dysheme
Në një shtëpi bosh
Që ngjan si jona.
Humbur mes njerëzish
Sa fjalë
Pa marrë kurrë një përgjigje
Dhe u palluam sërish një natë
Jashtë një lokali
Dhe mirë që ndodhi.

Në qoftë e fundit
Këngë e pastaj hëna do të shpërthejë
Do të jem aty për të t’thënë që gabohesh,
Gabohesh dhe ti e di
Këtu muzika nuk mbërrin
Dhe ti nuk fle
E ku do të jesh?
Ku shkon
Kur pastaj jeta e tepron
Gjithë rendjet, shpullat, gabimet që bën
Kur diçka të trazon
Fundja e di që ti nuk fle

Fike dritën, edhe pse nuk do
Të rrimë në terr mbështjellë
Vetëm nga tingulli i zërit
Përtej marrëzisë që vallëzon në çdo gjë
Dy jetë shih ç’lëmsh


Në qoftë e fundit
Këngë e pastaj hëna do të shpërthejë
Do të jem aty për të t’thënë që gabohesh,
Gabohesh dhe ti e di
Këtu muzika nuk mbërrin
Fundja e di që ti nuk fle, fle, fle, fle kurrë s’fle
Si vërtiten kështu dy jetë

Dy jetë…

Përkthyer nga Aida Baro

P.S. 1 “Dy jetë” është një këngë që flet për marrëdhëniet, sidomos atë më intimen, marrëdhënien me veten. E kjo ndërtohet falë përvoja të ndryshme dhe jetëve të tjera që hasim gjatë ekzistencës sonë.

Një rrëfim që ndërtohet në dy nivele leximi. Një rrëfim ëndrre, i pasur me imazhe dhe figura të lidhura me nënvetëdijen. Ky rrëfim përzihet me skena dhe detaje shumë realiste, autobiografike.

Një ftesë për ta përballuar jetën me ndershmëri, pa pengje dhe pa menduar se si do të duhej të ishim apo si duhet të jemi, të pranojmë edhe gabimet si momente rritjeje.

P.S. 2

Krahasoni pak tekstin dhe muzikën me këngën që fitoi dhe atë që do të shkojë në Eurovizion!!!

ObserverKult


Lexo edhe:

ANNA OXA E ILJARD SHABA, DY SHQIPTARËT E SANREMOS! ÇFARË NDODHI NË MBRËMJEN E DUETEVE (VIDEO/FOTO)

Anna Oxa dhe violonçelisti Iljard Shaba, dy artistët shqiptarë rrëmbyen vëmendje në mbrëmjen e katërt të Sanremos. Mesazhe sensibilizuese për mëmësinë, kthimi i Carla Brunit në Ariston etj.Në vijim momentet më pikante të asaj që ndodhi në natën e katërt të Festivalit italian.

Në mbrëmjen e katërt, dedikuar dueteve Sanremo drejtoi reflektorët tek 28 këngëtarët në garë.

I përfolur si fitues i mundshëm, e pritur me kritika pozitive për performancën e tij, Marco Mengoni u kualifikua si fitues i kësaj nate me “Let it be”, shoqëruar nga Kingdom Choir…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult