Kënga “Si n’andërr” shpallet fituese e festivalit “Luleborë”

Kënga “Si n’andërr” interpretuar nga Rezarta Smaja, kompozuar  nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Arjola Zadrimës u shpall fituese e edicionit të 6-të të festivalit “Luleborë”, mbajtur në teatrin “Migjeni” të Shkodrës

Në këtë manifestim që u zhvillua për dy net me radhë, u prezantuan 16 këngë të reja që u përzgjodhën mes 34 kompozimeve.

Të gjitha artistët pjesëmarrës interpretuan këngët “live”. Dhe u shoqëruan nga orkestra e dirigjuar nga Jetmir Barbullushi, Glid Kraja dhe Ilir Zoga.

Festivali u drejtua nga gazetari Enkel Demi e këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu. E cila pasuroi mbrëmjen me interpretimin e dy këngëve të vjetra shkodrane.

Udhëheqësit artistik të festivalit ishin sërish dy emra të njohur kompozitorësh shkodranë, Shpëtim Saraçi e Markelian Kapedanin.

Artistja e madhe shkodrane, Justina Aliaj, e cila elektrizoi sallën, u nderua me çmimin e karrierës.

Juria e kryesuar nga maestro Zhani Ciko vlerësoi me çmimin e dytë duetin Saviana Vjerdha dhe Ademir Fresku më këngën “S’ka ma bukur”. Ndërsa çmimin e tretë e fitoi kënga “Pa adresë” nga Jozefina Simoni.

Çmimin e veçantë “Simon Gjoni” si interpretuesi më i mirë e fitoi këngëtari Laorjan Ejlli./ATSH

———————————————————–

LEXO EDHE: ROLI I FUNDIT I GULJELM RADOJËS, ÇMIM SPECIAL/PËRFUNDON FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT “DARDAN FEST 2021”

Ka përfunduar mbrëmë, pas katër netësh gjatë të cilave publiku u njoh me filma artistik e dokumentar nga e gjithë bota. Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar “Dardan Fest 2021”.

Çmimi special i këtij edicioni shkoi për filmin që përmbylli këto net filmash.

‘Mbjellja e pemëve”, ku interpretoi rolin e tij të fundit aktori Guljelm Radoja, u vlerësua me çmimin special të Dardanfest. Ky ishte filmi i parë i regjisorit Fabio Seferi. Që kishte bërë bashkë edhe dy emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, Luiza Xhuvanin dhe Kastriot Çaushin.

‘Freestyle to Montenegro’ u vlerësua si filmi më i mirë dokumentar. Ndërsa çmimi për dokumentarin më të mirë me metrazh të shkurtër shkoi për filmin ‘Anna’ të Kristina Rushitit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU