Vajza me kaçurrela, teksti Fatmir Gjata, interpreton Avni Mula
Po ecja që me natë mes shkrepave pa udhë
takova tek burimi një vajzë tu mbush ujë
I thash se mu dogj xhani moj vajzë me kaçurrela
pak ujë i jep djali të lutem nga bucela
Ajo më tha një fjalë dhe uji i freskët rrodhi
shikimin valë-valë m’u duk se vajza më hodhi
Në sytë e në faqe kur ngrita dy bucela
më ra një tufë manushaqe të verdhat kaçurrela.
Shkëmbyem buzëqeshje dhe djersa krejt mu derdh
m’u shkrin dhe terr e male dhe udha mu bë det
Dhe iku nëpër pyje e pritave me tela s’më hiqeshin
prej syve te verdhat kaçurrela.
ObserverKult
________________
Kliko edhe:
ROVENA DILO: VAJZA ME KAÇURRELA (TEKSTI DHE KËNGA)
Për ta dëgjuar këngën kliko KETU