Këngë e re nga Anjeza Shahini (Video)

Këngëtarja Anjeza Shahini e cila kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në fushën e muzikës , ka publikuar tash në kohë pandemie një këngë të re për tekstin dhe muzikën e së cilës u kujdes Alberto dhe me video të realizuar në kushte shtëpie me telefon.

“Një video në kushte shtëpie, ndërkohë që Tori flinte. E kemi regjistruar këtë këngë disa kohë më parë, por pikërisht tani që jeta duket sikur ka ndaluar, u inspiruam ti jepnim jetë kësaj kënge, duke dhënë një prespektive të asaj që po kalojmë secili në shtëpitë tona. Shpresoj t’ju pëlqejë 💋”, ka shkruar Anjeza, teksa njoftoi për projektin e ri.