Muzika & teksti: Petrit Çarkaxhiu
Askush s’të njeh si të njoh unë,
Askush s’të puth si të puth unë,
Askush s’ti di dhimbjet pa fund,
Askush s’ti njom plagët si unë.
Por ti je një drenushë e trembur plot frikë,
E çfarë mund të bëjë shpirt kur ti vetëm ikë,
Në gurra e përroje shpëtimin kërkon,
Por çdo gëllenjkë që pi veç më shumë të lëndon.
Askush s’më njeh si më njeh ti,
Askush s’më puth si më puth ti,
Askush si ti dhimbjen s’ma di,
Askush s’mi njom plagët si ti.
Por unë jam si një drer i trembur plot frikë,
E çfarë mund të bësh shpirt kur unë vetëm ikë,
Në gurra e përroje shpëtimin kërkoj,
Por çdo gëllënjkë që pi veç më shumë më lëndon.
Askush s’të njeh si të njoh unë,
Askush s’të puth si të puth unë,
Askush s’ti di dhimbjet pa fund,
Askush s’të do si të desha unë.