Grupi i burrave e kënduan “Karafilat që ka Shkodra” nën shoqërimin e formacionit të estradës së Shkodrës drejtuar nga Luan Borova (“Mjeshtër i Madh”), viti 1984.
Karafilat që ka Shkodra
medet sa të bukur janë
Gonxhe t’mëdhaja, gonxhe t’vogla
me erë mbushin dynjanë
Aman, aman
Trëndafilat e tu me hije
medet o për me çilë
Që t’i dalin fije-fije
medet sa erë të mirë
Aman, aman
Karafili kaq i bukur
medet o porsa herë
Me ia prek gjethin e bukur
medet oj i binë menjëherë
Aman, aman
ObserverKult
Lexo edhe:
KËNGË QË S’HARROHET/ “O YLL I BUKUR” INTERPRETUAR NGA ARDIAN TREBICKAKËNGË QË S’HARROHET/ “O YLL I BUKUR” INTERPRETUAR NGA ARDIAN TREBICKA
Yll i bukur nga Ardian Trebicka
Sa i pasur është folklori ynë, shohim edhe tek këngët, të cilat të kënaqin me temat, motivet dhe idetë që paraqesin.
Kësaj radhe ObserverKult ua sjell këngën “O Ylli i bukur”, ( O ijll i bukur), një baladë e vjetër që sipas të dhënave vjen e trashëguar ndër breza nga arbëreshët.
Kënga “O yll i bukur” vjen në variant këndimi nga Ardian Trebicka.
O yll i bukur, o yll i bukur, o yll i bukur që nuk gjendesh
O yll të thonë, o yll të thonë, o yll të thonë, diell ti je.
Se ka njeri, se ka njeri, se ka njeri bukurinë tënde
Me asnjeri, me asnjeri, me asnjeri të ngjarë ke.
Ti manushaqe, ti manushaqe, ti manushaqe erë mirë
Më vjen aroma, më vjen aroma, më vjen aroma duke shkuar
Po ku je ti, po ku je ti, po ku je ti më bëhet dritë
O zemra ime, o zemra ime, o zemra ime je ti vetë.
Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult